LAJMI I FUNDIT:

Song shpreson të ndeshet me Arsenalin

Song shpreson të ndeshet me Arsenalin

Mesfushori i Barcelonës, Alex Song, ka zbuluar se do të ishte një ndjenjë e veçantë për të nëse do të ndeshej me ish-klubin e tij Arsenalin, në Ligën e Kampionëve.

25 vjeçari iu bashkua Barcelonës gjatë verës për 18.5 milion pas shtatë viteve të kaluara te Arsenali.

“Natyrisht se do të dëshiroja të luaja kundër Arsenalit. Për mua të kthehem atje ku kalova shtatë vite të mrekullueshme, do të ishte një ndjenjë shumë e veçantë”.


“Nëse neve na bie shorti me Arsenalin, unë do të isha i lumtur shumë t’i shihja tifozët dhe klubin përsëri, edhe pse nëse ne shkojmë atje, do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv”.

“Arsenali është një klub i madh, por unë mendoj se Barcelona është një nivel më lartë, për shkak të talentit që lojtarët kanë këtu”, ka thënë Song. /Telegrafi/