Klan Kosova ka prezantuar sonte sondazhet për disa komuna të vendit se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit.

Në bazë të sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela “Matjet e Opinionit Publik”, del se në Podujevë do të jetë një garë e ngushtë mes Ekrem Hysenit të LDK-së me 45.65 % dhe Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes me 42.95%.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Sipas matjeve të opinioni publik, në Viti pa balotazh del se do të fitoj Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 53.09 përqind të deklarimit të respodentëve.

Në bazë të këtij sondazhi, i dyti në zgjedhjet lokale në Viti do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 29.9 përqind, i treti do të jetë Bekim Azizi i PDK-së me 13.4 përqind, kurse i katërti do të jetë Reshat Azizi i AAK-së me 1.03 përqind.

Istog mund të ketë balotazh. Rezultatet kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ilir Ferati (LDK) 47.25 %, Agron Avdijaj (VV) 25.42 %, Bekë Berisha (AAK) 21.5 %, Ali Nimanaj (PDK) 5.3 % dhe Tjetër 0.53 %.

Xhafer Gashi mund ta fitojë Obiliqin pa balotazh sipas sondazhit në fjalë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara: Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare me 47.92 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.66 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.13 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.63 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.57 përqind.

Skenderaj nuk do të ketë balotazh dhe Fadil Nura i PDK-së do të del fitues me 56.2 % të votave sipas këtyre matjeve.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Fadil Nura (PDK) 56.2 % dhe Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 43.8 %.

Deçanin e fiton Bashkim Ramosaj i AAK-së me gati 60 % të votave, thotë sondazhi në fjalë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bashkim Ramosaj (AAK) 59.29 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 22.86 %, Orges Tafilaj (VV) 14.74 % dhe Ardiana Qorraj (PDK) 3.10 %.

Sipas matjeve të opinionit publik, në Klinë del që kryetari aktual Zenun Elezaj, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 50 përqind.

Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) me 50.24 përqind, i pasuar nga Besim Hoti i LDK-së me 20.34 përqind, Esad Raci (PDK) me 20.17 përqind, Lulzim Dragidella i VV-së ka 9.21 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.31 përqind.