Situata në Kosovë sa i përket COVID-19 vazhdon ende të mbetet jo e mirë. Numri i lartë i rasteve me COVID-19 kanë bërë që qeveria të marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Një masë që është diskutuar mjaft por që nuk është marrë ende është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Përderisa më parë presidenti Thaqi e pastaj më vonë edhe kryeministri Hoti u patën shprehur pro kësaj mase, pati edhe mjaft personalitete politike që ishin kundër. Andaj, derisa mjaft persona në sferën politike kanë shprehur qëndrimin e tyre rreth kësaj mase, kompania e hulumtimeve Pyper ka realizuar një sondazh për të kuptuar edhe qëndrimin e qytetarëve në lidhje me këtë.

Sipas të dhënave të sondazhit, vlen të theksohet se edhe pse më pak se gjysma e të anketuarve kanë perceptim pozitiv mbi gjendjen e jashtëzakonshme si dhe besojnë se shpallja e kësaj gjendje do të ishte e efektshme që të mos përhapej më tej COVID-19, 37.05% konsiderojnë se sikur të shpallej kjo gjendje, ky do të ishte një vendim jo i duhur. E kjo mund të mbështetet nga fakti se 76.26% konsiderojnë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndikonte negativisht gjendjen ekonomike të Kosovës.

Përveç ndikimit në gjendjen ekonomike, qytetarët po ashtu kanë opinionet e tyre se çfarë do të ndodh nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme. E opinionet më të përzgjedhura në sondazh kanë qenë si vijojnë: kufizimi dhe/ose moslejimi lëvizjes, mbyllja e kufijve si dhe mbyllja e përkohshme e bizneseve.

Sidoqoftë, edhe pse aktualisht nuk është diskutuar apo nuk është bërë ndonjë hap aktual për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pothuajse 20% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se do të ndodh kjo shpallje. Si dhe, po ky grup i personave kanë mendime të ndryshme se sa do të zgjas kjo masë në rast se ndërmerret, e mendimet më të përhapura kanë qenë se do të zgjas deri në 2 javë (27.10%) apo edhe aq gjatë sa deri në 1 muaj (25.7%).

Numri total i respondentëve: 1112

Lloji i mostrës: jo e rastësishme

Mostra sipas gjinisë:

Femër (54.14%)

Mashkull (45.86%)

Mostra sipas grupmoshave:

16 – 25 vjeç (51.35%)

26 – 35 vjeç (31.29%)

36 – 45 vjeç (10.07%)

46+ vjeç (7.28%)

Mostra sipas komunës:

Prishtinë    (21.85%)

Prizren       (7.64%)

Ferizaj        (6.29%)

Podujevë    (6.21%)

Gjilan         (5.40%)

Pejë            (5.04%)

Mitrovicë  (4.77%)

Gllogoc      (4.32%)

Vushtrri    (4.23%)

Fushë Kosovë      (4.05%)

Gjakovë    (3.87%)

Rahovec    (3.78%)

Lipjan        (3.78%)

Malishevë   (2.88%)

Suharekë    (2.25%)

Viti             (1.98%)

Skenderaj   (1.62%)

Istog           (1.53%)

Obiliq         (1.26%)

Kamenicë   (1.26%)

Kaçanik      (1.17%)

Klinë           (1.17%)

Shtime       (1.08%)

Deçan        (0.99%)

Dragash     (0.72%)

Hani i Elezit     (0.36%)

Zveçan      (0.18%)

Kllokot      (0.09%)

Junik        (0.09%)

Shtërpcë    (0.09%)

Novobërdë (0.09%)