LAJMI I FUNDIT:

Sneijder mezi pret të luajë në LK sërish

Sneijder mezi pret të luajë në LK sërish

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder, mezi pret përballjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Schalke.

Ndeshja përveç që do të jetë rikthim i tij në Ligën e Kampionëve pas gati një viti, është edhe më e veçantë pasi ai do të ndeshet me shokun e tij të kombëtares holandeze, Klaas-Jan Huntelaar.

“Ndeshja ime e fundit e Ligës së Kampionëve ishte ndaj Marseille më 13 mars të vitit 2012. E mbaj mend këtë datë pasi të luaj në Ligën e Kampionëve mbetet një dëshirë e papërshkrueshme. Jam krenar që përfundimisht do ta bëj sërish”.


“Dhe unë do të përballem me Klaas-Jan Huntelaar, që e bën këtë paraqitje të tetë në finalet edhe më speciale”, ka thënë Sneijder për De Telegraaf. /Telegrafi/