LAJMI I FUNDIT:

Sneijder arrin marrëveshje personale me Galatasarayn

Sneijder arrin marrëveshje personale me Galatasarayn

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, më në fund ka arritur marrëveshje me Galatasarayn.

Holandezi, i cili qe disa ditë po heziton të nënshkruajë me gjigantin turk, thuhet se i ka pranuar kushtet personale për të kaluar te skuadra e re.

Konfirmimin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë Galatasaray, ndërsa ka mbetur që dy kubet të vendosin për detajet dhe ta zyrtarizojnë transferimin, si edhe që 28-vjeçari t’i kalojë ekzaminimet mjekësore.


“Klubi (Galatasaray) dhe futbollisti profesional i Interit, Wesley Sneijder, kanë arritur marrëveshje rreth transferimit”.

“Lojtari do të japë deklarata publike rreth kontratës pasi t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore”, thuhet në një komunikatë të klubit turk. /Telegrafi/