Site icon Telegrafi

Skriniar: Me Juventusin nuk është miqësore

Milan Skriniar. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Milan Skriniar ka thënë se ndeshjet mes Interit dhe Juventusit nuk janë aspak miqësore. 

Të dyja klubet kanë zgjedhur Azinë pë ta kryer fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësoret.

Skriniar ka qenë së bashku me Antonio Conte, ndërsa ka folur për mundësine e lojës me te mbrojtës me Stefan de Vrij dhe Diego Godin.

Milan Skriniar në ndeshje me Manchester United. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

“Kjo nuk është miqësore, asnjë lojë nuk është miqësore. Këto janë ndeshje përgatitëse dhe ne duhet të tregojmë se gjërat që po ecin drejt”.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj se po punojmë shumë mirë. Ne duhet të bëjmë gjërat që trajneri dhe stafi teknik po i kërkojnë prej nesh. Është e rëndësishme t’i vendosni këto gjëra në fushë”.

Milan Skriniar. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Juventusi ka disa lojtarë shumë të mirë, përveç Ronaldos që është një nga më të mirat në botë, pastaj Higuain, Douglas Costa dhe Dybala”.

“Na mbrojtësit duhet gjithmonë të jenë të kujdesshëm dhe të fokusuar; i gjithë ekipi do të duhet të punojë mirë”, ka thënë Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version