Artisti i njohur, Skerdi Ago, ka lansuar së fundmi projektin e ri muzikor “Kopja jem”.
Kjo është pjesë e albumit të tij të ri, njëherësh të parit në karrierën disavjeçare.
Teksti është shkruar nga vet reperi, i cili është përkujdesur edhe për ‘beat’-in dhe muzikën.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u bë nga Altro Beatz dhe White House Ent, që po ashtu qëndruan edhe prapa klipit.
“Me këtë klip mbyllet albumi im i cili ishte një dëshirë e kamotshme e imja. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë dhe ndihmë e këtij albumi”, u shpreh ai.
“Besoj do shihemi shumë shpejt. Ju përqafoj”, theksoi mes tjerash Skerdi.
Tashmë të gjitha këngët e albumit të tij ndodhen në platformën YouTube. /Telegrafi/