LAJMI I FUNDIT:

Skandal, qytetarët shkelin tortën e Pavarësisë (Video)

Skandal, qytetarët shkelin tortën e Pavarësisë (Video)

E plotësuar - Në sheshin “Skëndërbej” është krijuar kaos nga qytetarët, të cilët shtyhen që të marrin një copë nga Torta e Pavarësisë. Dëshira për të shijuar tortën, po shoqërohet me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj po shtyjnë njëri- tjetrin.

Mësohet se një gruaje rreth të 40-ve i ka rënë të fikët nga dyndjet që ndodhin. Qytetarët janë turrur mbi tortë, duke treguar një babëzi të popullit shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Njerëz me qese e me tasa turren të marrin sa më shumë. Forcat policore u detyruan të ndërhyjnë për të parandaluar adoleshentët dhe djemtë e rinj të cilët u sulën mbi tortë dhe po hanin me dorë. Ata madje hipën me këmbë mbi ëmbëlsirë dhe nisën të gjuajnë njëri-tjetrin me copa të saj. /Telegrafi/



E plotësuar – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës Hashim Thaçi, Presidentja e Kosovës Atifet Jahjaga dhe kryebashkiaku Lulzim Basha kanë prerë tortën e përgatitur për 100-vjetorin e Pavarësisë. Torta 14 tonë, për fat të keq nuk ka hyrë dot në Librin e Rekordeve Guinness, për shkak se nuk është gatuar e gjitha në ambientet e Pallatit të Kulturës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka falënderuar 200 pastiçeritë dhe qindra bizneset që ndihmuan në përgatitjen e asaj që ai e ka cilësuar torta më gjigante e ndërtuar ndonjëherë.

“Torta është e mjaftueshme sa për dy sheshe ‘Skënderbej’ dhe do të shpërndahet kudo”, tha Basha.

Torta gjigante është vendosur përpara Teatrit të Operës dhe Baletit ka të shkruar vitin 1912 u shpall pavarësia si dhe shqiponjën dy-krenare.

Gjithashtu, pastiçierët kanë përdorur shegë dhe ullinjtë për dekorin e saj, ndërsa shqiponja është e përbërë nga çokollata.

Kryeministri Sali Berisha uroi edhe një herë shqiptarët para pritjes së tortës gjigante.

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e lindjes së shtetit shqiptar. Edhe mijëra vite liri, shpresë dhe më të bashkuar se kurrë”, tha Berisha para se të pres tortën me sfond të kuq dhe shqiponjë e zezë.

Përfaqësues të shtetit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e heronjve të kombit. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ajo e Kosovë Ahtifete Jahjaga, dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi dhe dy kryetarët e parlamenteve Topalli dhe Krasniqi kanë vënë buqeta me lule pranë statujës “Nëna Shqipëri”, shkruan “Shekulli”.

Në këtë ceremoni mungojnë përfaqësuesit e opozitës, të cilët ndodhen në Vlorë duke ndjekur aktivitetet me rastin e 100-vjetrit të Pavarësisë. Ndërkohë, Partia Socialiste bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim do ta përkujtojnë nesër ditën e çlirimit të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori