Gjatë ditëve të zakonta, kur jemi të angazhuar me punë dhe fëmijët i kemi në kopsht apo shkollë, nuk e vërejmë shumë rëndësinë e ambienteve në të cilat e kalojmë kohën e mbetur të ditës tonë.

Këto ditë që detyrimisht qëndruam mbyllur, u vetëdijesuam për ndikimin e ambienteve tona në mënyrën e jetesës dhe kualitetin e jetës sonë.

Të gjithë që jetojnë në banesa dhe shtëpi që ndodhen nëpër lagje të ngulfatura, e kishin shumë të vështirë të gjejnë qetësinë, privatësinë dhe komoditetin e duhur për veten dhe familjen e tyre.

‘’Ska si n’shpi’’ ishte shprehja më e dëgjuar e kësaj kohe, nga pronarët e banesave të cilëve u mungonte oborri dhe hapësirat rekreative të duhura për aktivitete personale dhe familjare.

Aktivitetet e ndryshme me lulet dhe pemët e kopshtit, vetë koha e kaluar në freskinë e oborrit, hapësirat për lojëra të fëmijëve e deri tek depërtimi i nevojshëm i dritës e cila dukshëm mungon nëpër banesa, e bëri të e kuptojmë edhe më mirë rëndësinë e shtëpisë.

Këto ditë, këtë shprehje të shndërruar në slogan po e përdorë edhe kompania BP Home LLC, duke e prezantuar projektin më të ri të tyre ‘’Qershia e madhe’’.

Lagjja Qershia ka filluar të ndërtohet në vitin 2017, në fazën e parë janë ndërtuar gjithsej 130 shtëpi dhe për më pak se dy vite është plotësisht e banuar, sot projekti ‘’Qershia’’ po përmbyllet duke i finalizuar edhe 32 shtëpi me modele dhe madhësi ekskluzive.

Të organizuara në 4 tipe të ndryshme Tipi D – 269.8m², Tipi E 328.26m², Tipi F 253.59m² Tipi G 444.1m².

Qershia e madhe është projektuar me trendet e fundit të arkitekturës botërore, ndërtimi i vrazhdë i së cilës ka përfunduar, mbikëqyrja e plotë për secilën fazë të ndërtimit, nga ekipet profesionale të BP HOME LLC po vazhdon me shumë përkushtim për të ju ofruar banorëve të rinj, të gjitha ato çfarë duhet t’i ketë një ambient i shëndoshë familjarë.

Vendimi për të blerë shtëpi sigurisht është njëra nga vendimet më të vështira, që kërkon vetëdijesim dhe njohuri nga aspekte të shumta profesionale, andaj, nëse jeni në kërkim të shtëpisë suaj të re dhe keni nevojë të merrni informata profesionale mbi shtëpinë, lagjen dhe komunitetin ju ftojmë të ndiqni faqen zyrtare në Facebook.

Ku do të gjeni publikime të shumta të benefiteve dhe mënyrës së ndërtimit të ‘’Qershia e madhe’’, të cilat do të finalizohen dhe dorëzohen në Tetor 2020.

Lagjja ‘’Qershia’’, është një lagje ku është premtuar dhe tani më vendi ku jetohet ‘’Një jetë me shije…’’ nga 130 familje, që e përbëjnë një komunitet fantastik, duke qenë kështu një ambient ideal ku mund t’i rrisni fëmijët tuaj!