Megjithatë, nuk ka më pashteta e salsiçe, thonë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, të cilët thonë se e ndërruan menynë në kuzhinën qendrore prej kur e menaxhojnë vetë.

Kuzhinierët ndërkohë tregojnë për ndryshimet që po bëhen me rekomandim të nutricistes Mirlinda Bejta.


E, fëmijët e mësuar me konserva e kanë pasur të vështirë të adaptohen me menynë e re.

Komuna ndërkohë nuk mund t’i detyrojë kopshtet private që të përdorin menynë e njëjtë, por në kuzhinën qendrore janë të gatshëm të gatuajnë edhe për këto kopshte, sigurisht me para.