LAJMI I FUNDIT:

Situata me pandeminë është nën kontroll, kryeministri: Nga përvoja mund të marrim vendime më të shpejta, varësisht situatës

Situata me pandeminë është nën kontroll, kryeministri: Nga përvoja mund të marrim vendime më të shpejta, varësisht situatës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se gjendja momentale me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, ndërsa sipas tij, nga përvoja e deritanishme mund të marrin vendime më të shpejta varësisht prej situatës që krijohet.

Hoti në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Shëndetësisë tha se institucionet e vendit janë duke e bërë punën e tyre për të menaxhuar situatën.


“Besoj që ligji dhe praktikat që i kemi ndërtuar, përvoja na bënë të mundur të marrim vendime të shpejta, varësisht prej situatës që krijohet. Mendoj se gjendja momentalisht është në kontroll”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij është normale që numri i të të infektuarve me coronavirus në Prishtinë është më i madh pasi këtu janë të koncentruar bizneset dhe institucionet.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri thirrje që të respektohen masat me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/