Ardin Badivuku nga NextLevel ka deklaruar për Telegrafin se i gjithë grupi Faithless nuk ka mundur të paraqitet në Prishtinë, për shkak se nuk janë në turne. Sidoqoftë, NextLevel ka arritur që të sigurojë paraqitjen e Sister Bliss në një prej netëve të nxehta në kryeqytet.

Sister Bliss do të performojë DJ setet e saj më 10 qershor në klubin Platon në ambient të hapur, me dyert të cilat do të hapen në ora 22:00. Çmimi i biletave nuk është caktuar ende. /Telegrafi/