LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i rënduar shëndetësor në Indi – mjekut 26-vjeçar i duhet të ‘vendos’ se kush duhet të jetojë, e kush duhet të vdesë

Sistemi i rënduar shëndetësor në Indi – mjekut 26-vjeçar i duhet të ‘vendos’ se kush duhet të jetojë, e kush duhet të vdesë

India tash e një kohë po përballet me situatën më të rëndë të pandemisë së coronavirusit, derisa vala e dytë vërshoi të gjithë vendin duke ndikuar edhe tek sistemi shëndetësor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, spitalet si rrjedhojë e situatës po përballen me mungesë të oksigjenit, e një mjekut 26-vjeçar në Indi i duhet të vendos se ‘kush duhet të jetojë e kush duhet të vdesë’.


Rohan Aggarwal që madje nuk e përfundon trajnimin e tij mjekësor deri në vitin e ardhshëm, e megjithatë, në një spitalet më të mira në Indi, ai është mjeku që vendos se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë kur pacientët vijnë tek ai duke gulçuar nga fryma, derisa anëtarët e familjes së tyre kërkojnë mëshirë.

Derisa sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi përballet me vështirësi, Aggarwal i merr ato vendime gjatë një dite pune 27-orëshe që përfshin një ndërrim brenda natës i ngarkuar me dhomën e urgjencës në spitalin e tij në New Delhi.

Të gjithë në spitalin “Holy Family Hospital” – pacientët, të afërmit dhe stafi – e dinë se nuk ka mjaft shtretër, nuk ka oksigjen ose ventilatorë të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë të gjithë ata që arrijnë në portat e para të spitalit.

“Kush duhet të shpëtohet dhe kush nuk duhet, duhet të vendoset nga Zoti”, thotë Aggarwal.

“Ne nuk jemi krijuar për këtë – ne jemi thjesht njerëz. Por në këtë moment, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori