LAJMI I FUNDIT:

Siria njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

Siria njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

Siria ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut (DNR dhe LNR), njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të vendit.

“Republika Arabe Siriane ka vendosur të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut”, njoftoi Ministria e Jashtme siriane në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore siriane SANA.

Në shkurt, pas një takimi të jashtëzakonshëm të madh të Këshillit të Sigurimit të vendit, presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua qytetarëve të Federatës Ruse dhe deklaroi se e konsideronte të nevojshme marrjen e një vendimi për njohjen e menjëhershme të sovranitetit të LNR dhe DNR.

Putin arsyetoi vendimin se ndaj popullatës së atyre vendeve po kryhet dhunë dhe paligjshmëri dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër pos njohjes dhe intervenimit ushtarak.

Menjëherë pas fjalimit të tij, presidenti nënshkroi dekretet në Kremlin për njohjen e republikave të Donbasit.

Në dekretet e tij, Putin urdhëroi Forcat e Armatosura Ruse të sigurojnë ruajtjen e paqes në DNR dhe LNR. /Telegrafi/