LAJMI I FUNDIT:

Siria i kthen Francës çmimin prestigjioz (Foto)

Siria i kthen Francës çmimin prestigjioz (Foto)

Siria i ka kthyer Francës çmimin prestigjioz Legion d’honnneur (Legjioni i nderit) i cili i ishte dhënë presidentit Bashar al-Assad në vitin 2001. Siria me këtë rast ka bërë të ditur se nuk pranon çmime nga shtetet “skllave” të Amerikës.

Çmimi u kthye prapa përmes ambasadës së Rumanisë, e cila përfaqëson interesat e Francës në Siri.


Ngjarja ka ardhur vetëm pak ditë pasi Franca ka bërë të ditur se përmes një procedure disiplinore janë duke e shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së çmimit.

Franca së fundi u është bashkuar forcat amerikane dhe britanike me rastin e sulmeve ajrore në Siri.

Assad ishte dekoruar me këtë çmimin të lartë në vitin 2001, pasi mori pushtetin pas vdekjes së babait të tij.

“Nuk është kurrfarë nderi për presidentin Assad që të mbajë një dekorim të dhënë nga një vend skllav i Amerikës e cila mbështet terrorizmin”, shkruan në një kumtesë të ministrisë së jashtme siriane. /kp/Telegrafi/