LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët e Trafikut Ajror vazhdojnë të ofrojnë siguri në qiellin e Kosovës

Kontrollorët e Trafikut Ajror vazhdojnë të ofrojnë siguri në qiellin e Kosovës

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), me rastin e gjendjes emergjente të shkaktuar nga pandemia si pasojë e përhapjes së COVID19, ka njoftuar se tashmë autoritetet përkatëse(MIT) kanë ndaluar trafikun komercial për në dhe nga Kosova, përpos rasteve të riatdhesimit të bashkatdhetarëve.

“SINKON në emër të kontrollorëve të trafikut ajror dëshiron të njoftojë opinionin publik se:  trafiku ajror po ashtu është i ndikuar nga kjo gjendje, pra tashmë dihet se autoritetet tona përkatëse(MIT) kanë ndaluar trafikun komercial për në dhe nga Kosova, përpos rasteve të riatdhesimit të bashkatdhetarëve tanë, apo transportimi i shtetasëve të huaj që largohen nga Kosova për në vendet e tyre, ndërsa që për trafikun ushtarak(NATO/KFOR), fluturimet MEDEVAC (mjekësore) apo edhe fluturime tjera të autorizuara nga autoritetet tona për furnizime mjekësore apo nevoja tjera shtetërore, vazhdojmë të ofrojmë shërbimet në baza ditore”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksojnë se kontrollorët e trafikut ajror si staf operacional në kuadër të ASHNA-s, janë aktiv çdo ditë pune, që të ofrojnë siguri në qiellin e Kosovës.

“Në këto rrethana kur pothuajse i tërë personeli administrativ dhe  personeli jo-esencial në tërë Kosovën, janë udhëzuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre – kontrollorët e trafikut ajror si staf operacional në kuadër të  ASHNA-s, janë aktiv çdo ditë 24/7  duke ofruar shërbimet e tyre si dhe duke kryer detyrat që u janë deleguar nga autoritetet e Kosovës e që janë:  menaxhimi i trafikut ajror ardhje/shkuarje për dhe nga Kosova, në të njëjtën kohë kontrollorët e trafikut ajror përkujdesen edhe për mos cenimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës nga niveli i tokës e deri në 6200 metra lartësi, hapësirë e cila kontrollohet nga autoritetet e Kosovës, si dhe janë në gatishmëri në rast të ndonjë situate emergjente që mund të shkaktohet nga trafiku tranzit i cili kalon nëpër hapësirën ajrore mbi 6200 metra lartësi”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori