LAJMI I FUNDIT:

Singapori ka ndarë 42 miliardë dollarë për të ndihmuar ekonominë pas pandemisë

Singapori ka ndarë 42 miliardë dollarë për të ndihmuar ekonominë pas pandemisë

Singapori ka njoftuar se ka ndarë edhe 3.6 miliardë dollarë si ndihmë për të zbutur dëmin ekonomik nga shpërthimi i Coronavirusit. Kjo është paketa e tretë stimuluese që ky vend ka njoftuar që nga shpërthimi. Së bashku me dy paketat e mëparshme, vendi i Azisë Juglindore ka vendosur 41.7 miliardë dollarë, që përbëjnë rreth 12 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

Ndihma e fundit është planifikuar të ndihmojë bizneset dhe familjet gjatë muajit të ardhshëm, gjatë së cilit masa më të rrepta të distancimit shoqëror, të cilat përfshijnë mbylljen e shkollave dhe vendeve të punës përkohësisht, do të fillojnë të martën, përcjell Telegrafi.


Masat e shpallura nga ministri i Financave, Heng Swee Keat përfshijnë, subvencione më të mëdha pagash për të gjitha kompanitë në muajin prill, heqja dorë nga qiraja dhe taksat e punëtorëve të huaj për bizneset, pagesa e parave të gatshme prej 417.70 dollarë secili, për të gjithë banorët e rritur mbi 18 vjeç.

Shpenzimet shtesë do ta sjellin deficitin vjetor të buxhetit të vendit në 30.8 miliardë dollarë ose 8.9 për qind të PBB-së dhe ministri tha se qeveria do të tërheqë një shtesë prej 2.9 miliardë dollarë nga rezervat e saj për të financuar masat.

Singapori ishte një nga vendet më të hershme jashtë Kinës që raportoi raste të sëmundjes së Coronavirusit.

Përgjigja ndaj shpërthimit përfshin izolimin e shpejtë të rasteve të konfirmuara, si dhe gjurmimin e njerëzve me të cilët të prekurit kanë kontakte të ngushta. Përkundër këtyre përpjekjeve, vendi i Azisë Juglindore njoftoi kërcimin më të madh të tij një-ditor në raste të dielën, me 120 infeksione të reja. /Telegrafi/