Sindikata policore e Maqedonisë (SPM) reagon ashpër ndaj komenteve qëllimkëqia dhe nënçmuese të disa deputetve drejtuar pjeëtarëve të policisë, komente këto të bëra në seancën parlamentare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas sindikatës, është e pajihshme dhe e pakëndshme që policia dhe ARM-ja të etiketohen si gjumashë dhe dembelë.
Prandaj, SPM-ja apelon te të gjitha partitë politike që të mos keqpërdorin katastrofat dhe fatkeqësitë e qytetarëve për qëllime të politikës ditore, dhe se forcën e tyre politike ta kanalizojnë drejt sanimit sa më të shpejtë të situatës së rajoneve të përmbytura./Telegrafi/