LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Sektorit Privat shpreh shqetësim për mospagesën e punëtorëve nga Qeveria e Kosovës, mirëpret nismën për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Sindikata e Sektorit Privat shpreh shqetësim për mospagesën e punëtorëve nga Qeveria e Kosovës, mirëpret nismën për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës thotë se shpreh shqetësimin e saj lidhur me mos pagesën e pagave nga Pakoja Emergjente COVID-19 për punëtorët, ndërsa mirëpret iniciativën Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Kursimet Pensionale.

Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e sektorit privat po vazhdojnë të diskriminohen dhe për këtë përgjegjës e bën politikën.

Njoftimi i plotë

Punëtorët e këtij sektori diskriminohen në kushte normale por edhe ne kushte emergjente. Kush është përgjegjës dhe kush dha përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit dhe mos pagesës së Pakos Emergjente, punëtorët e sektorit privat u diskriminuan vetëm ata. Deputet Parlamentit të Kosovës janë komod sepse ata nuk qajnë kokën pse këta punëtor çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga Qeveria, këta bëjnë shaka me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryej obligimet e veta.

Sindikata e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 për qind të Trustit pensional nga punëtorët por çka të tërheqim ne ku pronarët e kompanive në 50 për qind të rasteve nuk ju kanë paguar fare punëtorët në Trust, edhe ata që kanë pagua e kanë bërë në një masë simbolike, nuk thonë rastësisht i varfëri gjithë duhet te jetë i varfër, duke ju “falënderuar” institucioneve tona. /Telegrafi/