LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve mirëpret masat shtesë të qeverisë për luftimin e COVID-19

Sindikata e Infermierëve mirëpret masat shtesë të qeverisë për luftimin e COVID-19

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës i ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e vendosura sot, me theks të veçant riorganizimin dhe angazhimin e stafit infermieror në klinikat ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

Sindikata po ashtu mirëpret dhe vazhdimin e masës së stimulimit për personelit shëndetësor të cilët po ballafaqohen tash e sa muaj me këtë pandemi, kërkesa këto të cilat me kohë kjo sindikatë i ka adresuar dhe parashtruar në institucionet relevante duke fillu nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.


“Sindikata e Infermierëve të Kosovës vlerëson në maksimum punën dhe angazhimin e infermierëve në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vlerësim të cilin edhe vetëm Ministri Zemaj me prezencën e vetë në Klinikën Infektive e konstatoj se infermierët dhe në përgjithësi personeli shëndetësor me të vërtetë janë heronj të gjallë”, shkruan në komunikatën e dërguar për media.

Kjo sindikatë mbetet e përkushtuar duke dhënë kontributin në çdo kohë dhe aty ku kërkohet, duke riafirmuar qytetarët e Republikës së Kosovës që infermieri ashtu si deri tani, nuk do të dorëzohet, mirëpo pavarësisht sfidave dhe vështirësive, do të jetë afër pacientëve duke u ofruar kujdes maksimal dhe cilësor infermieror.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori