LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Në futboll do të vazhdoj të rrezikoj

Simeone: Në futboll do të vazhdoj të rrezikoj

Kampioni i Europa League, Atletico Madridi do të vazhdojë të rrezikojë në ndeshjet e ardhshme kampionale dhe evropiane, gjithnjë sipas trajnerit Diego Simeone.

Klubi rus, Rubin Kazan, e dyfishoi epërsinë për 2-0 në fund të takimit në Vicente Calderon për t’ia vështirësuar spanjollëve kualifikimin, krejt kjo pasi Simeone urdhëroi portierin Sergio Asenjo që të shkonte në sulm pas një korneri.

“Futbolli është lojë e rreziqeve dhe deri në momentin që do të vazhdojmë të luajmë ne do t’i bëjmë ato”.


“Vendimi dhe përgjegjësitë janë të miat. Unë e kam ndjerë se ishte fundi i ndeshjes dhe se me rezultat 1-1 ne do të ishim më pranë kualifikimit”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/