LAJMI I FUNDIT:

“Sikur kjo të ishte shfaqje”

“Sikur kjo të ishte shfaqje”

“Sikur kjo të ishte shfaqje” me regji të Agon Myftarit dhe tekst të Almir Imsirevicit është prezantuar në Teatrin e Komedisë në Tiranë.

Shfaqja teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje” prezanton fakte për luftën e Kosovës. Një vrasje që ritregohet nga udhëtarë të cilët thjesht e kanë parë apo e kanë dëgjuar. Trupa e teatrit “La Rreme” do të vazhdojë rrugëtimin në Ballkan dhe Evropë.

Një pasqyrim grotesk i jetës dhe mbijetesës. Teksti i autorit boshnjak Almir Imsirevicit është përshtatur dhe në një tjetër kontekst. Përveç pjesës komike që prezantohet gjatë fillimit të shfaqjes, në fund ngjarja merr tjetër trajtim. Tregon për marrëdhëniet e njerëzve më të kaluarën, pikërisht me luftën që ka ndodhur në Kosovë.


Aktorët interpretues ishin Adrian Morina, Rebeka Qena, Besnik Krapi dhe Armend Ismajli. /Shekulli/