LAJMI I FUNDIT:

Si t’i lehtësoni dhimbjet e rrezitjes

Si t’i lehtësoni dhimbjet e rrezitjes

Qëndrimi në diell gjatë temperaturave të larta mund të shpie në djegie të lëkurës nga dielli.

Rrezitja e tepërt pastaj mund të shpie në dhimbje të mëdha, transmeton Telegrafi.

Por, cilat janë ilaçet që ju ndihmojnë ta trajtoni këtë lloj dhimbje?

Fillimisht, ka disa hapa që duhet t’i ndërmerrni për ta parandaluar djegien nga dielli, e cila ndodh si rezultat kur mekanizmi natyral i mbrojtjes së trupit aktivizohet kundër rrezeve dëmtuese ultravjollcë.

Kur kjo mbrojtje mbingarkohet, pastaj ndodh një reaksion toksik, i cili shpie në djegie të lëkurës.

Nëse veç jeni të prirë të digjeni nga rrezet e diellit, atëherë qëndroni larg rrezeve gjatë orëve kur moti i nxehtë i arrin majat – pra mes orës 10:00 dhe 14:00.

Nëse vendosni të dilni jashtë, atëherë aplikoni krem për mbrojtjen e lëkurës të paktën 15 minuta para se të dilni sepse nevojitet aq kohë që lëkura ta absorbojë kremin për t’ju mbrojtje.

Kremin aplikojeni çdo 2 orë, e veçanërisht pasi të hyni në ujë.

Gjithashtu vishni rroba të cilat ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, siç janë rrobat që përmbajnë faktorë për mbrojtjen kundër këtyre rrezeve.

Sidoqoftë, nëse veç rrezet e diellit jua kanë djegur lëkurën, atëherë ka disa gjëra që mund t’i bëni. Këto gjëra përfshijnë:

– Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit
– Freskojeni lëkurën me dush të freskët
– Aplikoni krem apo sprej adekuat, siç është aloe vera
– Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin
– Përdorni pilula kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni

Ekspertët thonë se nëse keni temperaturë të lartë, ndiheni të lodhur, të sëmurë dhe keni marramendje, atëherë është mirë të konsultoheni edhe me doktorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori