LAJMI I FUNDIT:

Si të përdorni aplikacionin Lensa i cili përmes AI-s transformon imazhet tuaja në avatarë dixhitalë

Si të përdorni aplikacionin Lensa i cili përmes AI-s transformon imazhet tuaja në avatarë dixhitalë

Mund ta keni vënë re një trend të ri që po pushton feed-in tuaj në Instagram. Miqtë tuaj po transformohen në art dixhital me ndihmën e një aplikacioni me inteligjencë artificiale të quajtur Lensa.

Lensa AI është aktualisht aplikacioni më i mirë falas në Apple App Store, megjithëse do të duhet të paguani për të përdorur veçorinë e veprës së artit të AI-s, transmeton Telegrafi.

Lensa u lansua për herë të parë si një mjet për editimin e fotografive në vitin 2018, por muajin e kaluar kompania publikoi një veçori të re të quajtur “Magic Avatars”. Këto autoportrete dixhitale të krijuara nga AI ju shndërrojnë në vepra arti në një sërë temash, nga pop-i, tek princeshat e zanave, tek anime.


Në fillim ju merrni një provë 7-ditore falas. Tarifat e abonimit ndryshojnë pas kësaj, me akses vjetor të pakufizuar që varion nga 14,99 dollarë në 49,99 dollarë. Për të përdorur mjetin “Magic Avatar”, do të paguani 3,99 dollarë shtesë për 50 imazhe.

Ja si ta provoni vetë.

Si të krijoni art dixhital me aplikacionin Lensa

Ka pasur një shpërthim në teknologjinë AI muajt e fundit me lansime sikurse ChatGPT dhe Dall-E. ChatGPT, i i cili gjithashtu u vë viral së fundmi është një chatbot i AI që ka shumë premtime. Mund t’i kërkoni të shkruajë poezi dhe tregime ose ta përdorni për t’iu përgjigjur pyetjeve. Dall-E, e cila është krijuar nga OpenAI, e njëjta organizatë si ChatGPT, është një gjenerues tekst-në-imazh i fuqizuar nga AI. Ju shkruani disa fjalë dhe kjo krijon një imazh.

Lensa funksionon duke përdorur gjeneratorin e imazhit me burim të hapur të quajtur Stable Diffusion. Ja se si të filloni.

Shkarkoni Lensa AI për iPhone ose Android;

Hapni aplikacionin;

Klikoni në skedën “Fotografitë”;

Do të shihni një buton të verdhë që thotë “Magic Avatars”.

Do t’ju paralajmërojë se mund të ketë pasaktësi në imazhe, si defekte dhe artefakte, kështu që duhet t’i pranoni ato kushte përpara se të vazhdoni. Disa nga këto pasaktësi përfshijnë krijimin e imazheve me shumë koka ose gjymtyrë.

Pasi të klikoni “vazhdoni”, do t’ju kërkohet të ngarkoni 10 deri në 20 selfie. Aplikacioni rekomandon përdorimin e pamjeve nga afër, fotografitë e të rriturve, një shumëllojshmëri të sfondeve dhe shprehjeve të fytyrës. Ai këshillon përdoruesit të shmangin fotografitë në grup, fotot e fëmijëve, fytyrat e mbuluara dhe fotot nudo.

Aplikacioni thotë “Fotografitë do të fshihen menjëherë nga serverët tanë pasi Avatarët të jenë gati”.

Pasi të zgjidhni 10-20 selfie, do t’ju kërkohet të zgjidhni gjininë tuaj.

Është koha për të paguar. Nëse jeni abonent, çmimet janë 51 për qind me ulje, kështu që 50 avatarë kushtojnë 3,99 dollarë, 100 fotografi kushtojnë 5,99 dollarë dhe 200 imazhe kushtojnë 7,99 dollarë.

Pas 20 minutash ose më shumë do të njoftoheni se avatarët tuaj janë gati për t’u parë dhe ruajtur. Do të merrni avatarë në një sërë stilesh të ndryshme si Fantazi, Fairy Princess, Focus, Pop, Stylish, Anime, Light, Kawaii, Iridescent dhe Cosmic.

Në trend Teknologji

Më shumë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Teknologji
Kalo në kategori