Gripi i zakonshëm quhet “i zakonshëm” për një arsye: shumica e të rriturve e kalojnë të paktën një ose dy herë në vit, me një listë simptomash shumë të njohura.

Këto simptoma përfshijnë: bllokim hundësh, dhimbje koke, dhimbje fyti,  kollitje, teshtitje, kruajtje sysh dhe fytit, si edhe rrjedhje hundësh.

Gjithashtu mund të shoqërohet me temperaturë, ethe ose djersitje, dhimbje muskujsh. Nuk ka një kurë specifike për gripin e zakonshëm. Ato që kurohen janë thjeshtë simptomat.

Kur ke nevojë për njëprodukt për grip, nëse shkon në barnatore lista e alternativave është aq e gjatë sa vetë zgjedhja mund të të bëjë me dhimbje koke.

Ndërkohë që të zgjedhësh produktin e parë që të del përpara është e rrezikshme sepse jo të githa produktet mund të jenë të përshtatshme për ty, madje disa mund të jenë shumë të dëmshme.

Produkti i duhur kur je me grip, është ai i cili ti qetëson të gjitha simptomat me sa më pak efekte anësore.

Ja çfarë duhet të kërkoni për simptoma të caktuara:

Hundët e zëna: Kongjestioni nazal është inflamacioni i mukozave të hundëve – të jep ndjenjën që hundët janë të zëna. Në disa raste ka dhe dhimbje në pjesën e sinuseve.

Në këto raste duhet kërkuar për një dekongjestionant– Fenilefrina është më e zakonshmja.

Ajo ndihmon në ngushtimin e enëve të zgjeruara të gjakut dhe ul ënjtjen e indeve në mukozën e hundëve.

Keni kujdes ka produkte për grip të cilat përmbajnë pseudoefedrinë, pseudoefedrina në shumë shtete është e ndaluar të shitet pa recetë, për shkak të efekteve anësore që jep.

Efektet anësore përfshijnë: rritje të shtypjes së gjakut, ankth, sëmundje të zemrës, diabet gjithashtu ajo mund t’ju shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës.

Prandaj njërëzit të cilët kanë probleme kardiovaskulare nuk preferohet që ta përdorin, gjithashtu ata që vuajnë nga diabeti ose gjëndrrat tiroide.

Hundë që rrjedhin dhe teshtitje: Teshtitja është një shpërthim i vrullshëm ajri nga mushkëritë përmes hundës dhe gojës, vjen si rezulatat i inflamimit të nervit trigeminal në hundë.

Në këtë rast antihistaminikët vijnë në ndihmë duke trajtuar teshtitjen, kruarjen e syve dhe fytit, hundët që rrjedhin.

Probleme me nuhatjen (Po edhe gripi i zakonshëm e pamundëson nuhatjen/ rrjedhja e brendshme e hundëve).

Po kërkoni për një antihistaminic, shumica e tyre mund të shkaktojnë tharje goje dhe gjumë, duhet zgjedhur me shumë kujdes sidomos nëse keni nevojë të vozitni.

Dhimbje trupi dhe temperaturë. Gripi shoqërohet me rritje të përkohshme të temperaturës së trupit, gjithashtu mund të keni ethe.

Ethet jane tentativë e organizmit për të rritur temperaturën në mënyrë që temperature të luftojë virusin. Kërko për analgjezikë si paracetamoli, paracetamoli është përbërës i shumë produkteve antigrip.

E vetmja gjë për tu kujdesur në këtë rast është të mos tejkalohet doza e lejuar ditore.

Dhimbje fyti.  Fyti i thatë, që djeg, që kruhet dhe dhemb është një nga shenjat e para që të bën të mendosh se të ka zënë gripi.

Fyti i thatë është një inflamacion i laringut dhe pjesës përreth tij.

Për ta qetësuar fytin kërko një analgjezik si më lartë, ose nëse dhimbja është e lehtë mjafton një spray me propolis ose mentol.

Kolla. Kur ke një virus gripi, ndonjëherë kolla nuk ndalet.

Kolla është një refleks natyror, mbrojtës i organizmit, i cili ka si qëllim mbajtjen pastër të rrugëve të frymëmarrjes.

Për të qetësuar kollën kërko për një përbërës si Oxolamina, shumica e produkteve antigrip në treg nuk kanë në përmbajtje një përbërës që qetëson kollën, por Oledro Hot e ka.

Oledro Hot ka një kombinim përbërësish të përzgjedhur për të kuruar shumë simptoma dhe të bëjnë të ndihesh mirë.

I formuluar me bustina eferveshente me shije limoni përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit, ulë gjithashtu temperaturën e lartë dhe lehtëson dhimbjet me origjinë të ndryshme.

Ndihmon në hollimin e sekrecioneve bronkiale në rrugët e frymëmarrjes duke lehtësuar kështu frymëmarrjen.

Rekomandohet të përdoret për të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Tashmë është shumë e vështirë të dallosh midis simptomave të gripit të zakonshëm dhe Covid-19. Nëse keni simptoma si dhimbje fyti, dhimbje koke, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje muskujsh mund të ketë nevojë të izoloheni dhe të testoheni për Covid-19.