Zakonisht shërbehet me patate të skuqura

Reklama

Salca tradicionale libaneze i ngjan majonezës në strukturë dhe zakonisht përgatitet nga përbërës të thjeshtë dhe të lirë si hudhra, lëngu i limonit, vaji dhe kripa.

Në Liban, zakonisht shërbehet me një numër të madh pjatash, tradicionalisht me patate të skuqura dhe çdo pjatë pule.

Shija është fantastike dhe shkon shumë me të gjitha pjatat, ndaj ju sugjerojmë ta përdorni për pjekje, perime të pjekura në skarë, për makarona…

Përbërësit:

– 30 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 2-3 lugë lëng limoni,
– 3 filxhanë vaj.

Përgatitja:

Në blender grimconi thelpinjtë e hudhrës, të cilët më parë i keni pastruar dhe kripë.

Reklama

Shtoni gradualisht vajin dhe lëngun e limonit dhe përzieni të gjitha në blender.

Reklama

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.