LAJMI I FUNDIT:

Si të rihapet ekonomia pas pandemisë së COVID-19? Ekspertët gjermanë e kanë një plan

Si të rihapet ekonomia pas pandemisë së COVID-19? Ekspertët gjermanë e kanë një plan

Si ta rifilloni jetën në një ekonomi e cila është e mbyllur nga një pandemi? Përgjigja është shumë e thjeshtë: me shumë kujdes.

Deri sa Coronavirusi po përhapet në të gjithë botën, qeveritë evropiane kanë filluar të mendojnë se si të rihapin fabrikat, zyrat e shkollat dhe të minimizojnë mundësitë për shpërthime të tjera. Austria, të hënën, ka njoftuar se gradualisht do të fillojë të rihapë dyqanet pas festës së Pashkëve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që e bënë një gjë të tillë.

Presioni po bie mbi qeveritë që të tregojnë planet e tyre për shkak të rritjes së kostove ekonomike dhe masat e marra për të përmirësuar gjendjen e shkaktuar nga Coronavirusi. Kësaj i bashkohet edhe frika se furnizimet ushqimore dhe ato të kujdesit shëndetësor mund të prishen nëse këto kufizime do të janë për një kohë të gjatë.

Ndërsa kufizimet ka të ngjarë që të vazhdojnë për disa javë – në disa vende edhe muaj – një planifikim i detajuar i bërë tani do t’i mbrojë shumë njerëz dhe ekonomitë do të kthehen në normalitet. Vendimet e gabuara mund të çojnë në shpërthime të tjera dhe një gjë e tillë do të ketë shumë pasoja të mëdha ekonomike.

Rrugët e zbrazëta në periudhën e pandemisë së COVID-19

Në Gjermani, ku numri i të prekurve me COVID-19 është mbi 100 mijë dhe me mbi 2 mijë të vdekur, një grup ekonomistësh, avokatë dhe ekspertë të shëndetësisë rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë, e cila do t’i lejonte që disa industri të rifillojnë punën, deri të merren hapa në parandalimin e rishfaqjes e këtij virusi, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Këta ekspertë në një raport të publikuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike (IFO), thonë se nuk presin që vaksina apo një trajtim efektiv i Coronavirusit të jetë në dispozicion para vitit 2021. Si rezultat i kësaj, këta thonë se Gjermania duhet ta luftojë këtë sëmundje si një maratonë e jo si një sprint.

“Mbyllja gjatë Gripit të vitit 1918” në fakt ishte zgjidhja më e mirë për rritjen ekonomike pas pandemisë, sipas studiuesve të Rezervës Federale
Lexo po ashtu “Mbyllja gjatë Gripit të vitit 1918” në fakt ishte zgjidhja më e mirë për rritjen ekonomike pas pandemisë, sipas studiuesve të Rezervës Federale

“Masat e ardhshme duhet të hartohen dhe përgatiten në mënyrë të tillë që nga njëra anë duhet të sigurohet kujdesi i mirë shëndetësor dhe nga ana tjetër këto duhet të sigurohen për një periudhë të nevojshme kohore. Planifikimi për këtë tranzicion duhet të fillojë menjëherë, si në politikë, administratë, kompani dhe organizata të tjera”, shkruajnë ekspertët.

Bartja e të infektuarëve me COVID-19

Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, terreneve dhe objekteve sportive të paktën deri më 20 prill.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë se ai ende nuk mund të sigurojë se kur do të hiqen kufizimet, përcjell Telegrafi.

IFO ka parashikuar Produkti i Brendshëm Bruto brenda këtij viri do të bie për 20 për qind, nëse bllokimi do të zgjatet për tre muaj.

Si ta rifillojmë një ekonomi?

Qeveria gjermane ka miratuar një pako financiare ë vlerë prej 750 miliardë eurove, për shpëtimin ekonomik të vendit, duke nxitur kreditimin e bizneseve dhe mbështetjen e punëtorëve. Kjo pako, aktualisht është më e madhja në botë.

Raporti IFO-së sugjeron që vendi duhet të krijojë një grup punues të ekspertëve dhe përfaqësuesve publik që do të bëjë rekomandime se si të lehtësojë kufizimet në vendet e punës e në jetën publike dhe se kur industritë duhet të rifillojnë prodhimin.

Puna nga shtëpia në periudhën e pandemisë

“Industritë si telekomunikacioni dhe prodhimi i automjeteve duhet të ketë përparësi, ndërsa puna që mund të bëhet nga shtëpia duhet të vazhdojë të bëhet nga distanca. Qerdhet dhe shkollat duhet të hapen relativisht shpejt, sepse të rinjtë rrallë kanë simptoma të rënda dhe se prindërit nuk mund të punojnë nëse këto vazhdojnë të mbeten të mbyllura”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Jo klube të natës dhe ngjarje të mëdha

Kompanitë që prodhojnë produkte shëndetësore, gjithashtu duhet të rihapen shpejt, ndërsa hoteleve dhe restoranteve do t’u lejohej një gjë e tillë në një “mënyrë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar”, sepse është e vështirë për njerëzit që të mbajnë distancën e tyre në institucione të tilla.

“Diskot dhe klubet e natën duhet të qëndrojnë të mbyllura tani për tani”, vijon raporti, duke shtuar se, “ngjarjet me pjesëmarrje të mëdha të njerëzve nuk duhet të mbahen”.

Ekspertët thonë se është e mundur që standarde të ndryshme mund të vendosen në rajone të ndryshme. Së pari këto kufizime mund të lehtësohen në ato vende ku ka shkallë të ulët të infeksionit ose rreziku për transmetim është zvogëluar. Me kalimin e kohës, rajonet ku popullsia ka ndërtuar një shkallë imuniteti mund të lejohet të funksionojë me më pak kufizime.

Qëndrimi në shtëpi gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Kjo, natyrisht, kërkon testim të koordinuar në një shkallë të gjerë. Një trajnim gjithëpërfshirës për higjienën dhe rregullat e reja që detyrojnë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale do të jenë gjithashtu e nevojshme.

Gjithashtu, këta ekspertë rekomandojnë që Gjermania të ketë një rritje “masive” të prodhimit të veshjeve dhe maskave mbrojtëse, të forcojë kapacitetin e saj prodhues për barna dhe vaksina dhe të krijojë një platformë të teknologjisë së informacionit që lejon një planifikimin strategjik.

“Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë centralizuar rifillimin e prodhimit nuk do të funksiononte në praktikë. Ky rifillim duhet të kontrollohet kryesisht nga institucionet dhe vetë kompanitë”, përfundon raporti. /Telegrafi/