LAJMI I FUNDIT:

Si ta dalloni coronavirusin nga virusi i stomakut: Një gjë është vendimtare, simptomat janë pothuajse të njëjtat!

Si ta dalloni coronavirusin nga virusi i stomakut: Një gjë është vendimtare, simptomat janë pothuajse të njëjtat!

Nuk është e thjeshtë të bëhet dallimi, por ekzistojnë shenja të caktuara

Nëse coronavirusi është shkaktar i problemeve gastrointestinale, më së shpeshti shfaqet edhe temperatura e ngritur, probleme respiratore, rraskapitje, humbje të shqisave të aromave.

Në rast të virusit të zakonshëm gastroenteritis, këto simptoma shoqëruese nuk ekzistojnë, transmeton Telegrafi.

Pra, për ta dalluar janë me rëndësi pasqyra klinike, të dhënat epidemiologjike si edhe metodat shtesë diagnostike në rastin e dyshimit për coronavirus.

Tani për tani për coronavirus testohen vetëm ata pacientë të cilët kanë temperaturë të ngritur trupore, kollë dhe dhembje në fyt.

Sa i përket problemeve me stomakun, është e nevojshme të priten rezultatet e hulumtimeve të shumta në mënyrë që të mund të thuhet sa më sigurt në cilën përqindje është e përfaqësuar simptomatologjia gastrointestinale te të infektuarit me coronavirus.

Disa hulumtime tregojnë që disa pacientë kanë pasur diarre dhe krupë para shfaqjes së problemeve respiratore.

Pacientët me sëmundje kronike inflamatore të zorrëve mund të kenë diarre e cila është e lidhur edhe me përkeqësimin e sëmundjes, andaj specialisti patjetër duhet të jetë i kujdesshëm me rastin e caktimit të diagnozës.

Në rast që pasqyra klinike dhe konstatimet epidemiologjike tregojnë coronavirusin, është e nevojshme që të bëhet pasqyra e gjakut, sedimentacioni, CRP-ja, fibrinogeni, fertini, D-dimeri, testi PCR, rëntgeni i zemrës dhe mushkërive.

Nëse pacienti ka vetëm diarre akute, është e nevojshme analiza e jashtëqitjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori