LAJMI I FUNDIT:

Si Sizifi në Bukuresht

Si Sizifi në Bukuresht
Ilustrim

Catalin Dorian Florescu

Në rrugët e Bukureshtit sheh zeshkane shalëgjata që joshin me hiret e tyre meshkuj të huaj veshur me kostume të shtrenjta, edhe pastrueset e rrugëve që të armatosura me fshesa dhe kosha plehërash pastrojnë deri në orët e vona rrugët e qytetit. Ato rrugë ku në pranverë qindra-mijëra vetë protestuan për pastrimin e politikës.

Në Bukuresht jetojnë miliona vetë, dhe qyteti është plot me kontradikta, por aty duket se moti nuk ndryshon. Të paktën të hartat metereologjike në perëndim Bukureshti nuk shfaqet kurrë, po kjo nuk ka ndonjë rëndësi, sepse as koha në kryeqytetet e tjera evropiane, si në Tiranë, Sofie apo Bernë nuk duket se i intereson kujt.


Fati i Bukureshtit lidhet me emrin e dy gjakpirësve. I pari qe Vlad Tepes, i cili ka shërbyer si bazë për personazhin e Drakulës, dhe që ngriti në Bukuresht një kështjellë ku jetonte si princ i Vllahisë. Rrënojat e kësaj kështjelle gjenden sot në lagjen Lipscani, ku jetonin shumë tregtarë sepse qe një vend ku kryqëzohej krishterimi me osmanizimin.

Por, princi komunist Çaushesku ia kaloi Vlad Tepes. Ai ngriti në të gjithë vendin kampe internimi, shpronësoi me mijëra vetë dhe ngriti jo larg kështjellës së Vlad Tepes një pallat me qindra dhoma monumentale. Çaushesku e quajti këtë pallat “Pallati i Popullit”. Sot ai quhet “Pallati i Parlamentit” – një emër i madh ky për këtë akt terrori optik prej betoni dhe guri, i cili në fakt duhet hedhur në erë.

Shumë prej deputetëve që kanë zyrat e tyre aty janë akuzuar për korrupsion. Para në xhepat e tyre fusin edhe gjyqtarë, nëpunës të tjerë të shtetit apo biznesmenë. Ushunjëza të një lloji tjetër. Të korruptuar ka në të gjitha partitë, por sidomos te PSD-ja.

Në fillim të vitit në sheshin Victoriei u mblodhën qindra-mijëra rumunë për të protestuar kundër PSD-së dhe planeve të saj. Ndryshe nga Polonia apo Hungaria rreziku për demokracinë në Rumani nuk vjen nga e djathta, por nga e majta.

Sheshi Victoriei është dëshmi tjetër e historisë dhe arkitekturës së qytetit. Në vitin 1866 princi gjerman Carol erdhi për të parë vendin ku banonin nënshtetasit e tij të ardhshëm. Meqë rumunët nuk i besonin askujt nga radhët e veta, ata importuan pas krijimit të shtetit të tyre të ri një dinasti të tërë mbretërore gjermane. Më pas ata importuan edhe arkitektë francezë apo gjermanë, për t’i dhënë Bukureshtit një fytyrë evropiane.

Ndërtesa të tilla si pallati mbretëror, bibliotekat, salla e koncerteve apo bankat e afruan Bukureshetin me Parisin, por fare pak.

Para se të vinte Çaushesku dhe të ngrinte ndërtesat staliniste, Bukureshti qe i mbushur me parqe dhe bulevarde elegante, që të kujtojnë Parisin. Sot në Bukuresht i ke pranë njëri-tjetrit të dy si Stalinin dhe Parisin.

Në pjesën veriore të sheshit Victoriei shtrihet një lagje me vila dhe me parqe, Dorobanti. Vilat janë ndërtuar në vitet 1920-1930 dhe janë të stileve të ndryshme. Në këtë lagje jetonin dikur Çaushesku dhe anëtarët e tjerë të nomenklaturës komuniste. Kurse sot aty jetojnë njerëzit me makina Bentley dhe gratë shalëgjata dhe të pispillosura. Kur ecën rrugëve të Dorobantit kalon nga bota e monstruozitetit komunist në Bukureshtin mondan.

Në pjesën veriore të sheshit Victoriei shtrihet një lagje me pallate të tmerrshme prej betoni dhe parafabrikatesh. Në shumë zona të qytetit sheh se lagjet e dikurshme janë të rrethuara prej pallatesh prej betoni dhe parafabrikatesh, që duhet sikur do ta mbrojtnë, apo mbysin qytetin.

Ky qytet ka shumë fytyra, një katrahurë urbane alla Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde.

E ndërsa parada e gjakpirësve vazhdon, biznesmenët shëtisin me Bentley dhe femrat shkojnë në palestër për të rregullar format e trupit që t’i nxjerrin më pas në parakalim. Nga ana tjetër pastrueset e rrugëve do të vazhdojnë të fshijnë plehërat e rrugëve dhe makinat e ujit do t’i spërkasin më pas rrugët që t’i pastrojnë nga pluhuri. Duket se ky qytet vuan nga mania e pastërtisë dhe mundohet çdo natë të lajë jelekun, që e bën pis ditën. Në këtë aspekt pastruesit e rrugëve në Bukuresht janë si Sizifë.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori