LAJMI I FUNDIT:

Si kurrë më parë në histori të Turqisë – orë policore çdo natë dhe mbyllje totale gjatë fundjavës

Si kurrë më parë në histori të Turqisë – orë policore çdo natë dhe mbyllje totale gjatë fundjavës

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan njoftoi sonte futjen e masave më rigoroze që nga fillimi i epidemisë për shkak të kërcimit të numrit të infeksioneve të coronavirusit.

Masat përfshijnë shtrirjen e shtetrrethimit për të gjitha netët dhe të gjitha fundjavat, raporton aa.


Për të shtatën ditë me radhë në Turqi, numër rekord i vdekjeve nga coronavirusi
Lexo po ashtu Për të shtatën ditë me radhë në Turqi, numër rekord i vdekjeve nga coronavirusi

Pas mbledhjes së qeverisë, Erdogan tha se ora e ndalimit nga nesër do të zgjasë nga ora 21.00 deri në orën 05:00, çdo ditë pune dhe se gjatë fundjavave ndalimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga e premtja në 21:00 deri të hënën në 05:00, transmeton Telegrafi.

Gjatë periudhave të caktuara të orës policore, do të jenë në gjendje të veprojnë dyqanet e nevojshme të mallrave dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit.

Njerëzit më të vjetër se 65 vjeçare dhe më të vegjël se 20 vjeç, të cilët lejohen të kalojnë vetëm tre orë në ditë jashtë shtëpisë, nuk do të lejohen të përdorin transportin publik dhe maksimumi 30 persona lejohen të marrin pjesë në dasma dhe funerale.

Pas presionit të fortë nga punonjësit shëndetësorë dhe publiku, Turqia përsëri filloi të raportonte numrin e përgjithshëm të testeve pozitive për coronavirusin javën e kaluar, pasi publikoi vetëm numrat e njerëzve të infektuar me simptoma për katër muaj.

Pamjet rrëqethëse, autobusët e udhëtarëve ngarkohen me arkivole të viktimave nga COVID-19 në Turqi
Lexo po ashtu Pamjet rrëqethëse, autobusët e udhëtarëve ngarkohen me arkivole të viktimave nga COVID-19 në Turqi

Duke ndryshuar metodologjinë, numri i njerëzve të infektuar rishtas u rrit në rreth 30 mijë në një ditë, gjë që e bëri Turqinë një nga vendet më të prekura nga pandemia.

Autoritetet raportuan 31,219 infeksione të reja dhe 188 vdekje gjatë ditës së sotme. Pasi u regjistruan vdekje rekord për tetë ditë rresht, numri i të vdekurve nga efektet e coronavirusit është rritur në 13,746. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori