LAJMI I FUNDIT:

Si duket vetëizolimi në vendin me 1.3 miliard banorë, hindusët ndërtojnë shtëpiza druri në pemë në mungesë të dhomave personale

Si duket vetëizolimi në vendin me 1.3 miliard banorë, hindusët ndërtojnë shtëpiza druri në pemë në mungesë të dhomave personale

Në një vend me 1.3 miliard banorë siç është India, është shumë e vështirë që qytetarët t’i përmbahen masave të vetëizolimit dhe kufizimit të lëvizjes nga frika e përhapjes së coronavirusit.

Megjithatë një grup të rinjsh në Indi janë detyruar të gjejnë një zgjidhje për t’i respektuar këshillat e ekspertëve, që bëjnë thirrje të qëndrohet larg njëri-tjetrit dhe të mbesin të mbyllur nëpër dhoma, transmeton Telegrafi.


Në mungesë të dhomave personale ata janë detyruar që ato t’i improvizojnë në një vend të pazakontë – në pemë, duke bërë kështu shtëpiza të vogla të drurit nëpër të cilat po qëndrojnë të mbyllur.

Bëhet fjalë për rajonin Puruli në pjesën perëndimore të Bengalit, ku shtatë punëtorët e kthyer në vendlindjen e tyre janë detyruar ta bëjnë këtë pasi shtëpitë nëpër të cilat jetojnë nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.

“Mjeku na ka rekomanduar vetëizolimin në shtëpi dhe të qëndrojmë sa më larg më të dashurve tonë. E pasi që nuk kemi dhoma personale, vendosën që të jetojmë për disa ditë më pemët e fshatit. Mirë e kemi këtu, nuk kemi ndonjë problem”, ka deklaruar Bidzoj Sing Laj.

Kujtojmë që kryeministri i Indisë, Narenda Modi, ka urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre gjatë tri javëve të ardhshme, si preventivë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/