LAJMI I FUNDIT:

Shumica e komunave janë përballur me buxhet të kufizuar e mungesë të maskave, dorëzave dhe dezinfektuesve

Shumica e komunave janë përballur me buxhet të kufizuar e mungesë të maskave, dorëzave dhe dezinfektuesve

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) publikoi studimin mbi “Nevojat emergjente dhe ndikimin socio-ekonomik të COVID-19 në pushtetin lokal në Kosovë”, ndërsa një ndër gjetjet është se buxheti i kufizuar dhe mungesa e masave mbrojtëse siç janë maskat për fytyrë, dorëzat dhe dezinfektuesit e duarve ishin vështirësitë kryesore me të cilat u ballafaquan shumica e komunave që nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Vështirësi tjera përfshijnë mungesën e personelit mjekësor, teknologjinë për realizimin e mësimit online, ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve të caktuara ekonomike, etj.


Ky studim është bërë gjatë periudhës maj-korrik 2020. Intervistat kanë përfshirë si kryetarët po ashtu dhe drejtorët komunalë, grupet e fokusuar të diskutimeve u mbajtën vetëm me drejtorët komunalë. Studimi përfshiu 34 komunat e Kosovës, anëtare të AKK-së.

Të gjeturat kryesore të studimit:

Buxheti i kufizuar dhe mungesa e masave mbrojtëse siç janë maskat për fytyrë, dorëzat dhe dezinfektuesit e duarve, u përmendën si vështirësitë kryesore me të cilat u ballafaquan shumica e komunave që nga përhapja e pandemisë COVID-19. Vështirësi të tjera përfshinin mungesën e personelit mjekësor, teknologjinë për realizimin e mësimit online, ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve të caktuara ekonomike, etj.

Shumica e përfaqësuesve të komunave (57%) deklaruan se ishin të përgatitur deri në një masë për ballafaqimin e një situate të tillë pandemike.

Në përgjithësi, masat e marra nga drejtoritë komunale për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 përfshinin dezinfektimin e objekteve komunale dhe hapësirave publike, pajisjen e personelit me masa mbrojtëse, uljen e numrit të stafit dhe punën me rotacion. Gjithashtu, në të gjitha komunat u krijua Shtabi Lokal Emergjent.

Masat e tjera të marra nga drejtoritë specifike ishin rialokimi i buxhetit, hartimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ofrimi i informacionit mbi vendimet e Qeverisë për bizneset dhe komunitetin lokal, shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienës për familjet në nevojë, etj.

Shumica e përfaqësuesve të komunave (71%) deklaruan se kishin bashkëpunuar me të gjitha ministritë e linjës / institucionet e nivelit qendror gjatë përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe 55% e tyre ishin “shumë / disi të kënaqur” me këtë bashkëpunim.

Më shumë se gjysma e drejtorëve komunalë (57%) në këtë studim kanë bashkëpunuar me AKK-në, ndërsa shumica e tyre (82%) ishin “disi / shumë të kënaqur” me këtë bashkëpunim. Bashkëpunimi midis kryetarëve të komunave dhe AKK-së ishte edhe më i lartë (66%).

Nevojat emergjente ndryshuan sipas specifikave të drejtorive komunale. Sidoqoftë, dy nevoja të përbashkëta emergjente për shumicën e drejtorive komunale ishin nevoja për dizajnimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe ndarjen e fondit emergjent.

Nevojat e tjera emergjente përfshinin: mungesën e personelit shëndetësor, mungesën e mjeteve teknologjike për realizimin e mësimit nga distanca, udhëzimet e sakta për dezinfektimin e hapësirave publike, rrugëve dhe zonave urbane, etj.

Sigurimi i masave mbrojtëse, fondet mbështetëse dhe subvencionet për biznese të ndryshme u përmendën si masa që mund të merren gjithashtu nga organizatat e donatorëve, institucionet huadhënëse dhe shoqatat e ndryshme, të cilat do të ndihmonin në menaxhimin dhe tejkalimin e situatës aktuale në komuna.

Së fundmi, sipas shumicës së drejtorëve komunalë (70%), zyrtarët e tyre kanë nevojë për ndërtim të kapaciteteve / trajnime për tema të ndryshme si menaxhimi i situatave emergjente, siç ishte pandemia COVID-19, planifikimi i buxhetit në situata emergjente, trajnimi për realizimin e shërbimeve online dhe trajnimi i prokurimit, në të cilat shumica e tyre (78%) preferuan të merrnin pjesë përmes pjesëmarrjes fizike, krahasuar me pjesëmarrjen përmes platformave online. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori