LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 50 viktima nga COVID-19 brenda një dite në Serbi

Më shumë se 50 viktima nga COVID-19 brenda një dite në Serbi

Sipas të dhënave zyrtare, 51 persona të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit si rezultat i coronavirusit në Serbi.

Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i viktimave është 8,331, sipas të dhënave në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.


Që nga të dhënat e fundit rreth situatës në Serbi, 19,752 persona janë testuar për coronavirus, nga të cilët 6,412 janë pozitivë.

Ndër tjerash është bërë e ditur se janë 253 pacientë me aparat respirator ndërkohë që gjithsej 6,410 persona të shtruar në spital.

Që nga fillimi i epidemisë, 955,672 raste të infeksionit me COVID-19 janë konfirmuar zyrtarisht në Serbi ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.87 për qind. /Telegrafi/