LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 200 të infektuar në Bosnje, 14 persona ndërruan jetë

Më shumë se 200 të infektuar në Bosnje, 14 persona ndërruan jetë

Në 24 orët e fundit, 215 persona janë infektuar rishtas me coronavirus në Bosnje-Hercegovinë (BH).

Nga ai numër, 164 janë nga Federata e BH, ku janë regjistruar gjithsej 14 vdekje, raporton klix.ba.


Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën boshnjake kanë vdekur 465 njerëz.

Deri më tani, një total prej 147,446 mostra janë testuar dhe coronavirusi është konfirmuar në 16,609 njerëz.

Një rast i ri i infeksionit me coronavirus është regjistruar në Rrethin Brcko, dhe bëhet fjalë për një grua të lindur në 1932. /Telegrafi/