Agjencia Evropiane e Barnave refuzoi kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike, BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer për miratimin e vaksinës kundër coronavirusit.

Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për vaksinën në takimin e 29 dhjetorit dhe pas kësaj, ai do t’u përcillet vendeve anëtare për miratim, shkruan financialtimes.

Kjo potencialisht vonon shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Evropian deri në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Vlerësimi i vaksinës së rivalit, Moderna është shtyrë për 12 janar të vitit të ardhshëm.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi më parë se vaksinimi në atë vend mund të fillonte para fundit të këtij viti, por pas kërkesës së refuzuar, ai i ridrejtoi parashikimet në fillim të vitit të ardhshëm. “Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar” tha ai.

Vaksina kundër COVID-19: Kush do të jetë i pari që do ta marrë atë? Vaksina kundër COVID-19: Kush do të jetë i pari që do ta marrë atë?

Vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës. /Telegrafi/