Site icon Telegrafi

Shtyhet takimi për Ligjin për Prokurorinë Publike, OBRM-PDUKM nuk paraqitet

OBRM-PDUKM ka shtyrë përsëri debatin e komisionit për Ligjin për Prokurorinë Publike, pasi refuzoi të paraqitej në mbledhje dhe të paraqiste amendamentet për ligjin.

Deskoska sot kishte takime bilaterale me partitë më të vogla, të cilat kanë dorëzuar amendamentet dhe debatuan për të njëjtit, në përpjekje që të vihet deri te sigurimi i 80 deputetëve pa votat e opozitës.

Pas këtyre takime, ishte paraparë takim i përbashkët me grupet parlamentare, përfshirë edhe ato të OBRM-PDUKM-së por të cilët nuk u paraqitën./Telegrafi/

Exit mobile version