Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për lëndën ”Spiuni” për në janar të vitit që vjen

Seanca për lëndën ”Spiuni” është shtyrë për më 23 janar të vitit që vjen për shkak të mungesës së Marjan Efremov, që është një nga të dënuarit e kësaj lënde, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata urdhëroi që në seancën e radhës, Efremov të merr thirrjen për në gjyq. Përndryshe kjo lëndë i është dhënë Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në tetor të 2016, Gjykata e Apelit në Shkup pranoi pjesërisht ankesat e të akuzuarve në këtë lëndë. Kjo bëri që të dënuarve t’u ulen dënimet Goran Stajkovit për 3.3 vite, Marjan Efremovit për 4 vite, Marijan Maxhovskit iu ndryshua dënimi nga 1.5 vite në dënim me gusht, ngjashëm si edhe Vane Cvetanovit, i dënuar me tre vite.

Në këtë lëndë janë akuzuar 18 persona për bashkëpunim armiqësor, spiunazh, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje./Telegrafi/

Exit mobile version