Seanca e sotme gjyqësore ndaj ”Grupit të Kumanovës” është shtyrë, për shkak se njëri nga të akuzuarit është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi është konfirmuar nga avokati Ali Spahiq, i cili mbron të akuzuarin Demë Shehu, për të cilin ka thënë se ka infektim bakterial, prandaj nuk ka qenë në gjendje që të udhëtojë.
Seanca e radhës është caktuar për më 14 korrik./Telegrafi/