Site icon Telegrafi

Shtyhet përsëri seanca për ”Grupin e Kumanovës”

Edhe pse u paralajmërua fillimi i seancës gjyqësore për lëndën ”Lagja e Trimave”, nji gjë e tillë nuk ndodhi as sot. Seanca është shtyrë për më 6 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Vilma Ruskovska sqaroi shkurtë se gjykimi shtyhet për shkak se shërbimi i rojeve nuk ka lehuar të futen në sallë avokatët mbrojtës.

Në sallë nuk janë lejuar të futen as familjarët e të akuzuarve, as gazetarët. Ndryshe, seancat për ”Grupin e Kumanovës” janë shtyrë disa herë, për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme. Herën e fundit, seanca u shty për shkak se gjykatësja e lëndës, Verka Petrovska, ishte në pushim mjekësor./Telegrafi/

Exit mobile version