LAJMI I FUNDIT:

Shtip, arrestohen dy persona për shkak të shpërndarjes së lëndëve narkotike

Shtip, arrestohen dy persona për shkak të shpërndarjes së lëndëve narkotike

Dje zyrtarët policor në qytetin e Shtipit kanë arrestuar dy persona për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike në veturën e tyre, njoftojnë nga MPB.

“Më 21.01.2019 rreth orës 16:25, në dalje të Shtipit drejtë Velesit, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit, si dhe kontroll të personave A.A. (30), P.R (30) të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit janë gjetur dy qese në të cilat ka pasur heroin, mariuhan dhe materie pluhur e njohur si “katka” për përzierjen e heroinës.


Personat janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Shtip. Pas kompletimit të dokumentacioneve ndaj tyre do të ngritët padi penale për kryerjen e veprës penale “dhënien e mundësisë së përdorimit të lëndëve narkotike”, thuhet në deklaratën e MPB-së./Telegrafi/