LAJMI I FUNDIT:

Shteti pa emër, identitet dhe histori që po i terrorizon shqiptarët!

Shteti pa emër, identitet dhe histori që po i terrorizon shqiptarët!

Maqedonia si shtet është rast unik në gadishullin e Ballkanit, pasi emri i saj kushtetues kontestohet nga fqinjët, nuk ka identitet të qartë dhe një histori e shpikur dhe e fryrë.

Është fakt se shteti, në të cilin jetojnë gati një milion shqiptarë ka probleme me Greqinë (për kontestin e emrit), Bullgarinë ( e cila e akuzon për përvetësim të historisë) dhe me Serbinë (konflikti për Kishën).

Është fakt se Republika e Shqipërisë, shteti amë i thuajse një milionë shqiptarëve në Maqedoni, ka qenë tepër “bujare” në këtë drejtim, duke e njohur me emrin e vet kushtetues , që në fillimet e krijimit të Republikës, shtetin me gati 25 mijë kilometra katrorë.


Është fakt edhe se maqedonasit kanë probleme si etni, por edhe Maqedonia si shtet, sidomos me simbolet kombëtare, historinë etj., në mungesë të së cilave ngrihet edhe një valë e nacionalizmit në Shkup.

Maqedonia, qëkurse është krijuar si republikë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, është fakt se kurrë s’ka qenë shtet për qytetarët dhe aq më pak i drejtë etnikisht.

Në fillimet e krijimit të Republikës, shqiptarët kishin shumë pak të drejta të sanksionuara në Kushtetutë dhe si rrjedhojë u zhvillua konflikti i armatosur më 2001, gjë që solli edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët e Maqedonisë, gjatë kohës së demokracisë në këtë republikë, janë përballur me diskriminim, keqtrajtim, përbaltje, racizëm, shtypje, mohim të disa të drejtave, e deri në përpjekje për asimilim të disa shqiptarëve, sidomos atyre ortodoksë, duke u paragjykuar nga shteti për shkak të përkatësisë fetare, të cilën nuk e kanë shumica e shqiptarëve.

Me kushtet më të rënda dhe me një diskriminim shqiptarët u përballën sidomos në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, ku numri i përfaqësimit të shqiptarëve në nivel qeveritar ishte për turp.

Diskriminimi mbi baza etnike dhe fetare nuk u realizua vetëm në fillim të viteve ‘90, por edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit (2001), pasi kurrë nuk u vu në jetë kjo marrëveshje.

Pas vitit 2001, shumë nga ata luftëtarë, të cilët me siguri që kishin ëndërruar se pas plumbave për liri do të agonte demokracia e vërtetë dhe të drejtat për të jetuar denjësisht në republikë, u gjendën pas hekurave të burgjeve të Maqedonisë.

Mbi rastet e dënimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së janë hedhur shumë dyshime për atë se rastet mund të jenë të montuara dhe nëse ndonjë rast do të ishte i vërtetueshëm se është i montuar, kjo do të përbënte atentat ndaj lirisë!

Tjetër dyshim është se pushteti aktual iu frikësohet shumë shqiptarëve dhe kjo duket edhe në atë se ka vite që në Maqedoni nuk është bërë një numërim i saktë i popullatës, edhe mbi baza etnike dhe fetare, duke ekzistuar te shteti edhe “frika” se shqiptarët mund të jenë shtuar në numër, për shkak se kanë natalitet të lartë.

Numërim i i shqiptarëve do të vinte në dyshim edhe MO-në për atë sesa të drejta meritojnë realisht shqiptarët.

Gruevski, i cili erdhi në pushtet si një “reformator i madh”, e ka bllokuar Maqedoninë në integrimin euroatlantik, ka nxitur dhe po nxit konflikte ndëretnike, si dhe përgjimet e Zaevit dëshmuan se drejton Qeveri së paku raciste!

Gruevski thuajse po vepron njëlloj si MillosheviQi, me shovinizëm, nacionalizëm, nxitje të konflikteve ndëretnike, me shtet që dëshmon “forcën ushtarake”, polici të kriminalizuar nga pushteti!

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, së paku parimisht duhet t’i mbronin shqiptarët, se për atë janë zgjedhur. Por, ajo që ndodh është se politikanët në Maqedoni janë të lidhur pashmangshmërisht me biznesin dhe interesat ekonomikë dhe pushtetarë, e bëjnë si Ahmetin, si Thaçin, shërbëtorë të Gruevskit!

Ky lloj sistemi mbahet gjallë, për shkak se pas Ahmetit dhe Thaçit, vjen pas një administratë e tërë punonjësish, të cilët janë të shtrënguar të jenë pro-qeverisë për të ruajtur vendin e punës.

Sistemi politik, i cili funksionon në këtë mënyrë, sjell këtë realitet: shteti pa emër, identitet dhe histori, përmes kryeministrit maqedonas dhe shërbëtorëve të tij, Ahmetin dhe Thaçin, legjitimon dhunën, racizmin, diskriminimin mbi shqiptarët!

Lidhja që mban gjallë këtë pushtet është ajo politikë – biznes. Kjo hallkë nis e shpërbëhet vetëm atëherë kur dëshira për liri, prevalon mbi interesat e pista ekonomiko-pushtetare.

Për sa kohë që Ahmeti qëndron në këtë qeveri dhe Thaçi, nga ana tjetër, dëshiron me ngulm të jetë në këtë qeveri, ata janë shërbëtorë të një sistemi të kalbur në rrënjë, që mbahet në këmbë, në saj të nënshtrimit të tyre!

Me këtë Qeveri, me Gruevskin në krye janë të minuara liria, demokracia, integrimi, paqja (ndëretnike e ndërfetare), e sotmja, e nëse ky sistem qëndron i tillë, edhe e ardhmja!…

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori