Kryesuesi i këtij grupi, Edon Myftari, ka thënë për Tribuna Channel se përmes hartimit të kësaj strategjie synohet koordinimi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe bashkësitë fetare në vend për parandalimin e përhapjes së terrorizimit dhe ekstremizmit në Kosovë, transmeton Tribuna Channel.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është zotuar para shteteve mike të saj, në krye me SHBA-në, se do t’i ndërmarrë të gjitha hapat për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. / Tribuna/