LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë javën e ardhshme armë moderne në Ukrainë, që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë javën e ardhshme armë moderne në Ukrainë, që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve

Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila pritet të përfshijë raketa me rreze më mesme veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera, thanë për Reuters zyrtarët amerikanë të njohur me këtë çështje.

Ndihma pritet të shpallet këtë javë, thanë zyrtarët. Gjithashtu pritet të përfshijë pajisje për të mbështetur sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, municione me precizitet të lartë dhe armë antitank Javelin, transmeton Telegrafi.

Një nga zyrtarët tha se një pjesë e paketës, që pritet të arrijë në 1.7 miliard dollarë, do të vinte nga një fond i njohur si Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), e cila lejon administratën e presidentit Joe Biden të blejë armë nga industria dhe jo nga rezervat e armëve amerikane.

Kritikuan Putinin dhe luftën në Ukrainë, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi një kamarier që dëgjoi bisedën e tyre
Lexo po ashtu Kritikuan Putinin dhe luftën në Ukrainë, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi një kamarier që dëgjoi bisedën e tyre

Fondet e USAI-t do të shkonin për blerjen e një arme të re, bombën me diametër të vogël të lëshuar nga toka (GLSDB) e prodhuar nga Boeing Co (BA.N), e cila ka një rreze veprimi prej 94 miljesh (150 km).

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e Ukrainës për një raketë ATACMS me rreze veprimi prej 297 kilometrash.

Gama më e madhe e bombës rrëshqitëse GLSDB mund të lejojë Ukrainën të godasë objektivat që ishin jashtë rrezes, dhe ta ndihmojë atë të vazhdojë kundërsulmet duke ndërprerë Rusinë më tej pas linjave të saj.

GLSDB është zhvilluar bashkërisht nga SAAB AB (SAABb.ST) dhe Boeing. Kombinon bombën me diametër të vogël GBU-39 (SDB) me motorin e raketës M26, që të dyja janë të zakonshme në ushtrinë amerikane.

Konvoji i mjeteve ushtarake ruse kalojnë në të kuqen në qytetin ukrainas Antratsyt, autocisterna përplaset me një veturë civile
Lexo po ashtu Konvoji i mjeteve ushtarake ruse kalojnë në të kuqen në qytetin ukrainas Antratsyt, autocisterna përplaset me një veturë civile

Sipas faqes së internetit të SAAB ,GLSDB drejtohet nga sistemi navigues GPS, mund të parandalojë disa bllokime elektronike, është i përdorshëm në të gjitha kushtet e motit dhe mund të përdoret kundër automjeteve të blinduara.

GBU-39 – e cila do të funksiononte si koka luftarake e GLSDB – ka krahë të vegjël të palosshëm që e lejojnë atë të fluturojë më shumë se 100 km nëse hidhet nga një aeroplan dhe godet objektiva me diametër të vogël sa 1 metër.

Fondet e USAI-t do të përdoren gjithashtu për të paguar për komponentë shtesë të mbrojtjes ajrore HAWK, sisteme anti-dronë, radarë kundërajror dhe të vëzhgimit ajror, pajisje komunikimi, mjete ajrore pa pilot PUMA dhe pjesë këmbimi për sistemet kryesore si Patriot dhe Bradley.

Gjithashtu do të dërgohen një sasi e konsiderueshme pajisjesh mjekësore – të mjaftueshme për të pajisur tre spitale polake të dhuruara nga një aleat tjetër. shtoi zyrtari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori