Shtetet e Bashkuara kanë kryes sot sulme ajrore ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në Irak, duke përdorur për herë të parë helikopterët luftarakë “Apache”, për të cilët presidenti Barack Obama kishte miratuar përdorimin e tyre në operacione luftarake.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, nuk ka dashur të zbuloj detaje të operacionit, duke deklaruar se helikopterët janë përdorur për të mbështetur forcat irakiane në operacionin për rimarrjen e qytetit të Mosulit, transmeton Telegrafi.
Një zyrtar i paidentifikuar amerikan, ka thënë se gjatë misionit janë përdorur dy helikopterë, por se vetëm nga njëri është shtënë në drejtim të veturave në terren. /Telegrafi/