0Shares

Nga druri, e parezistueshme dhe në zemër të natyrës, nuk mund të mos dashuroheni në shtëpizën të cilën po jua prezantojmë…

Kur arkitekti vendos që vetes dhe familjes së vet t’i ndërtojë strofull familjare, presim diçka të veçantë dhe natyrisht të rehatshme, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpizë e mrekullueshme është pronë e familjes Myller, e cila e ka ndërtuar sikur të ishte nga përrallat, falë miqve dhe ndihmës së të gjithë anëtarëve.

Është ndërtuar nga paletat riciklueshme të drurit dhe, ajo që është më e rëndësishmja, është e ndriçuar nga të gjitha anët me dritë natyrale.

Në këtë shtëpi simpatike ka vend për të gjithë, ndërkaq nën krevate është lënë vend për sirtarë dhe vendosjen e gardërobës.

Edhe pse në shikim të parë duket e vogël, në këtë shtëpizë ka mjaft vend për gjithë familjen, e cila pushimin mund ta kalojë shumë rehat dhe bukur.

Familja Myller në këtë shtëpizë ka investuar 10 mijë euro dhe, pos që mund të kënaqen familjarisht, është e shkëlqyeshme edhe për dhënie me qira.

Në galeri shikoni fotot e kësaj shtëpize të drurit në zemër të natyrës.

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)