LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër Koresë Veriore janë “absurde”

Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër Koresë Veriore janë “absurde”

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut se SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut, këto pretendime u quajtën “absurde”.

Kjo deklaratë erdhi nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders, disa orë pasi diplomati verikorean tha se Phenjani ka të drejtë të mbrojë vetën dhe të sulmojë bombarduesit strategjikë të SHBA-së.

“Ne nuk i kemi deklaruar luftë Koresë së Veriut. Sinqerisht, ky sugjerim është absurd”, ka thënë Sanders.

Ri Yong Ho, duke folur në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si përgjigje ndaj SHBA-së, ai u ka thënë gazetarëve se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për Korenë e Veriut.

“Bota duhet të kujtojë se SHBA-ja ishte e para që i shpalli luftë vendit tonë”, ka thënë Ri.

Ri ka paralajmëruar se Phenjani ka të drejtën të sulmojë bombarduesit strategjik të SHBA-së, edhe nëse janë jashtë zonës ajrore të Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti liderin verikorean, Kim Jong Un-in “ të çmendur”, vetëm një ditë pasi Kim e quajti presidentin Trump “matuf i çmendur amerikan”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori