LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Botuese “Dukagjini” prezanton Librat.net – të gjitha tekstet shkollore në formë elektronike!

Shtëpia Botuese “Dukagjini” prezanton Librat.net – të gjitha tekstet shkollore në formë elektronike!

LIBRAT.NET është web-i apo platforma e cila është pjesë e Shtëpisë Botuese “Dukagjini” dhe përfshin të gjitha tekstet shkollore në formë të digjitalizuar, pra, librat shkollorë në formë elektronike.

IDEJA E REALIZIMIT 

Platforma digjitale LIBRAT.NET është krijuar duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e të gjithë mësimdhënësve tanë, veçanërisht për përgatitjen e orëve mësimore dhe planifikimin e tyre.
Ky projekt ka qenë në proces të përgatitjes, mirëpo për shkak të pandemisë realizimi dhe lansimi i tij është përshpejtuar dhe kemi arritur për një kohë rekorde t`u ofrojmë qasje digjitale të gjithëve në tekstet shkollore.

PËRDORIMI LIBRAT.NET

Kjo platformë iu shërben mësimdhënësve të të gjitha niveleve, nga niveli i parashkollorit deri tek ai i mesëm i lartë.

Kjo nuk do të thotë se u mohohet qasja dhe përdorimi prindërve dhe nxënësve, të cilët dëshirojnë që librat shkollorë t’i lexojnë në formë digjitale.

Qasja në platformë është e thjeshtë dhe praktike. Mjafton që të hapim një faqe të re kërkimi në internet, të shkruajmë www.librat.net dhe pasi që hapet platforma, të zgjedhim klasën që kërkojmë dhe pas hapjes së klasës të klikojmë mbi kopertinën e librit që shfaqet, varësisht nga lënda, që duam ta lexojmë. Pas hapjes së të dhënave të librit që kemi klikuar, e shohim edhe butonin KLIKO LEXO dhe kur klikojmë mbi të hapet edhe libri që kemi kërkuar.

Kërkimi i librave në platformë mund të bëhet duke e shkruar emrin e autorit, emrin e lëndës apo klasën. Në qoftë se brenda një libri dëshirojmë që ta lexojmë vetëm një njësi të caktuar mësimore, atëherë përmes përmbajtjes në fillim të librit mund të klikojmë mbi titullin dhe automatikisht hapet njësia mësimore që kemi përzgjedhur.

Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e pandemisë së krijuar nga virusi Covid-19 dhe duke njohur vështirësitë e mësimdhënies online, “Dukagjini” me këtë projekt mbështet mësimdhënësit/et në këtë situatë, ndërsa një qasje e tillë u mundësohet, po ashtu, të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe kudo në botë. Prandaj qasja është PA PAGESË.

ÇKA PËRMBAN LIBRAT.NET

LIBRAT.NET – Përfshin të gjitha tekstet shkollore të cilat janë botime të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës. Materialet janë librat bazë ose librat e nxënësve dhe fletoret e punës.

SHFRYTËZOJMË KËTË RAST T`JU NJOFTOJMË SE: Tekstet të cilat gjenden në platformë janë ato që përdoren aktualisht në shkollat tona.

Ka pasur pyetje të shumta se pse janë përfshirë edhe disa nga tekstet e vjetra, si klasat 3, 4, 5, 8, 9 – kjo përfshirje është bërë sepse tekstet e reja për këto klasë janë në proces të hartimit dhe, meqë veprojmë sipas udhëzimeve dhe konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, duhet të presim deri të bëhet përzgjedhja dhe aprovimi i tyre.

Natyrisht, duke qenë se është projekt krejtësisht i ri, i lansuar në kohë rekorde, për arsyet e cekura më lart, kemi pranuar emaila e kërkesa për sqarime dhe ndihmë, të cilat jemi munduar që t’u përgjigjemi në kohë dhe të rregullojmë çdo pengesë, çdo problem, si dhe t`u japim sqarimet e nevojshme.

Andaj, i falënderojmë të gjithë ata që na kanë kontaktuar dhe na kanë informuar veçanërisht për pengesat, sepse kanë kontribuuar që kjo platformë të përsoset.

Ne u bëjmë thirrje dhe vazhdimisht i ftojmë të gjithë që të na shkruajnë e të na kontaktojnë për çdo sugjerim, pengesë apo paqartësi që hasin në platformën librat.net dhe në email-adresën info@librat.net.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori