Shtatë vjeçarja mbijetoi 18 ditë në xhungël (Video)

Jessica Patricia Arias u gjet në një kasolle të braktisur në xhungël.
Shtatë vjeçarja ishte duke këputur pemë të kokosit me prindërit e saj në parkun kombëtar Tayrona.
Policia kishte treguar se ajo pati lëndime nën këmbët e saj pasi që ajo kishte ecur me kilometra, transmeton Klan Kosova.
Nëna e vajzës Elena Cortes tha “Vetë Perendia e ndihmoi atë për të mbijetuar për kaq shumë ditë, faleminderit perëndisë dhe policisë”.
Jessica u gjet pas një telefonate anonime që ishte bërë në polici e cila tani është duke u hetuar.
Mbijetesa e Jessices është dyta me radhë pasi një nënë tjetër me foshnjën e saj mbijetuan pesë ditë në xhunglën kolumbiane pasi aeroplani i tyre ishte rrëzuar.
Nga
Telegrafi
14/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































