LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vdekur dhe 287 raste të reja me coronavirus në Serbi

Shtatë të vdekur dhe 287 raste të reja me coronavirus në Serbi

Në 24 orët e fundit, 287 raste të tjera të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Serbi.

Shtatë persona vdiqën si pasojë e infeksioneve me këtë virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 605, raporton b92.

Janë testuar 9,590 persona. Numri i përgjithshëm i testuar tejkaloi 700 mijë dhe tani është 703,246, transmeton Telegrafi.

Në oksigjeno terapi raportohet se janë 143 pacientë gjersa 3430 të tjerë janë shtruar në spital.

Ndryshe, tetë fëmijë dhe katër gra janë të shtruar në një spital në Beograd, një fëmijë në Nish dhe dy fëmijë në Shabac. /Telegrafi/