LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të dashurit e Rihannës ndër vite (Foto)

Shtatë të dashurit e Rihannës ndër vite (Foto)

Këngëtarja e njohur Rihanna është njëra ndër artistet më të pëlqyera anë e kënd botës.

Bukuria dhe hijeshia e saj janë të pa rezistueshme nga çdo mashkull, ndërsa nuk janë të paktë, ata që bukuroshja nga Barbadosi ka pasur në krah, transmeton Telegrafi.


Zbulohet paga mujore e sheikut të Rihannës (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohet paga mujore e sheikut të Rihannës (Foto)

Ish-të dashurit e Rihannës në numër janë plot shtatë, të paktën ata për të cilët mediat dinë.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa nga të dashurit e Rihannës ndër vite dhe lidhjet e saj afatshkurtra.

1. Shia LaBeouf

Me yllin Shia LaBeou, këngëtarja ishte parë teksa darkonte në një restorant në Beverly Hills në verën e vitit 2007. Ata mohuan lidhjen e tyre në atë kohë, por dy vite më vonë Shia LaBeouf tregoi në një intervistë se ata kanë qenë në një lidhje, por që më pas gjithçka mes tyre kishte përfunduar. “Ne shkuam për darkë një herë, por ajo nuk ka nxitur gjë mes nesh. Nuk kishte asnjë pasion. Ne kemi vendosur të mbeten miq”, kishte thënë ai.

2. Chris Brown


Chris dhe Rihanna në vitin 2008 nuk donin ta pranonin lidhjen e tyre. “Ne jemi miq,” shpreheshin ata. Pak kohë më vonë ata ranë dakord që ta pranojnë lidhjen e tyre, e cila përfundoi pas dhunës që Chris Brown ushtroi mbi Rihannën.

3. Matt Kemp


Basketbollisti i njohur Matt Kemp ishte përfolur gjithashtu për një lidhje me këngëtaren Rihanna, ata kaluan së bashku në vitin 2010.
Gjatë kësaj kohe në lidhje me marrëdhënien e tij me Rihannën, Kemp u shpreh: “Unë jam shumë i lumtur, shumë rehat dhe ndjehem shumë i qetë”. Matt cekte po ashtu “Rihanna është një vajzë shumë e bukur. Unë dua të jem rreth saj”. Por për fat të keq, kjo lidhje e ëmbël pati fundin e saj në vitin 2010.

4. Travis Scott


Ishte java e modës në New York, në vitin 2015, kur reperi Travis filloi të flirtojë me Rihannën, por që nuk mundi të gjejë shpresë për këtë marrëdhënie. Dashuria e tyre ishte aq jetëshkurtër, sa cilësohet si një ndër lidhjet më të dobëta të Rihannës.

5. Leonardo DiCaprio


Rihanna organizoi një festë të veçantë në ditëlindjen e saj të 27-të, pjesë e së cilës ishte edhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio. Ata kërcyen së bashku në mbrëmje, ndërsa u aludua edhe për një lidhje të mundshme mes tyre, e cila gjithashtu qe jetëshkurtër.

6. Drake


Drake dhe Rihanna, u ndanë për një proces të vazhdueshëm të pajtimit përgjatë viteve 2009-2016. Në vitin 2009, dashuria tjetër e madhe Rihannës, Chris Brown kishte pësuar nga Drake. Idhja e tyre në vitin 2016 bëri bujë të madhe, mirëpo thuhet se shkas i ndarjes këtë herë ishte një tradhti e mundshme nga Drake.

7. Hassan Jameel

Së fundmi, këngëtarja 29 vjeçare është fotografuar nën shoqërinë e sheikut Hassan Jameel, teksa puthen së bashku në një pishinë. Mësohet se personi në fjalë ka një pasuri të konsiderueshme, duke përfshirë të hyra mujore në 200 mijë dollarë, si dhe fitime si aksionar i kompanisë “Toyota”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori